Fitore mes drithërimadh e Arsenalit, “Topçinjtë” kalojnë edhe West Ham dhe marshojnë drejt titullit
E diela e 10 majit është ditë historike për Comon. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas, mposhti Veronën të rënë tashmë nga kategoria me rezultatin 1-0 duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm.
Ai që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje për Comon ishte Douvikas autori i golit të këtij suksesi të madh për skuadrën lariane që fiks 2 vjet pas ngjitjes në Serie A, arrin të sigurojë kualifikimin për në kompeticionet evropiane. Në pjesën e parë, Verona ishte më mirë, por me fillimin e pjesës së dytë Fabregas bëri ndryshime dhe në këtë 45 minutësh u pa një tjetër ndeshje dhe në minutën e 71 erdhi edhe goli për Comon, me Douvikas që pasi la pas Edmundsson arriti të mposhtë Montipo teksa me një gjuajtje me të djathtën shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij.
Verona nuk ishte shumë dakord dhe tentoi të barazojë me Suslov, ndërsa më pas Boëie shënoi por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Valentini. Pas këtij momenti Como nuk rrezikoi më dhe në fund ndeshja u mbyll 1-0 në favorin e tij dhe e gjithë festa ishte për Fabregas dhe të tijët për kualifikimin historik në evenimentet evropiane.
Top Channel