Tensioni i paraprin ndeshjes vendimtare mes Tiranës dhe Elbasanit, që sapo ka nisur të luhet në “Elbasan Arena”. Tifozë të shumtë të Tiranës ka në ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre.

Ky numër i madh ka krijuar jo pak radhë në hyrje, çka ka bërë që dy tifozeritë të jenë pranë njëra-tjetrës. Dihet prej kohësh që tifozët e këtyre dy ekipeve kanë një rivalitet të ashpër dhe të dhunshëm mes tyre.

Kështu, as kjo ndeshje nuk mund të bënte përjashtim dhe para saj ka pasur një incident, ku disa tifozë janë përplasur me njëri-tjetrin. Kjo dhunë ka vazhduar edhe brenda stadiumit ku dhjetëra tifozë kanë hyrë në fushë.

Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti janë përfshirë në akte dhune dhe përplasje pranë ambienteve të stadiumit, duke krijuar momente paniku dhe tensioni mes tifozerive.

Në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta policie për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e incidenteve.

Ndërkohë, hyrja e tifozëve në stadium është shoqëruar me masa të forta sigurie, ndërsa pritet që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë të ndezur si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës.

Edhe gjatë lojës situata vijoi të jetë e tensionuar. Një gol spektakolar i Mysloviç ka ndezur gjakrat dhe ndeshja është ndaluar për disa minuta për shkak se një lojtar i Tiranës nuk mundet të ekzekutojë një goditje këndi prej sendeve të shumta të hedhura, madje edhe lëndë kapsolla mjaft të zhurmshëm.

Pas një bisede të drejtorit Guranjaku me tifozët, situata është qetësuar dhe loja vijon. Arbitri Xhaja jep paralajmërimin e fundit.

Top Channel