Kaos dhe dhunë në derbin e Pragës, huliganët pushtojnë fushën e lojës, shihni videon
Klubi i Galatasaray-t i ka dërguar një ofertë zyrtare këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për të performuar në festimet e titullit kampion.
Oferta përfshin një pagesë prej 2 milionë dollarësh për interpretimin e 4 këngëve gjatë ceremonisë që pritet të organizohet në Stamboll.
Një ftesë me peshë historike shqiptare
Ftesa për Dua Lipën nuk është thjesht një lëvizje marketingu, por lidhet ngushtë me rrënjët e klubit. Galatasaray SK njihet botërisht si “skuadra e shqiptarëve të Stambollit” për shkak të gjenezës së tij. Klubi u themelua në vitin 1905 nga Ali Sami Yen, i cili ishte djali i kolosit të letërsisë dhe mendimit shqiptar, rilindësit Sami Frashëri. Ky trashëgimtar i familjes së shquar të Frashërllinjve vendosi gurthemelin e asaj që sot është superfuqia e futbollit turk.
Trashëgimia e familjes Frashëri në Stamboll
Ali Sami Yen nuk ishte vetëm themeluesi, por edhe presidenti i parë i klubit për 13 vite rresht. Për nder të kontributit të tij të jashtëzakonshëm, stadiumi i vjetër dhe legjendar i klubit mbajti emrin “Ali Sami Yen Stadyumu” nga viti 1964 deri në vitin 2010. Ai e krijoi këtë ekip me një vizion të qartë: “të luanim së bashku si anglezët, të kishim një ngjyrë e një emër, dhe të mposhtnim ekipet jo-turke”.
Një bashkim simbolik i dy epokave
Nëse Dua Lipa pranon ofertën, ky do të ishte një takim simbolik mes historisë dhe modernes. Nga njëra anë, klubi i krijuar nga djali i Sami Frashërit dhe nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare që sot dominon skenat botërore. Ky bashkëpunim do të rikonfirmonte edhe një herë lidhjen e pathyeshme që Galatasaray mban me origjinën shqiptare të themeluesit të saj.
Top Channel