Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima. Mbi 3300 persona të plagosur Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në ndërtim e sipër në veri të Moskë, njoftuan autoritetet ruse, sipas TASS.
Sipas shërbimeve të emergjencës, flakët shpërthyen në një ndërtesë banimi shumëkatëshe të papërfunduar në lagjen Aeroport dhe u përhapën në katin e dytë dhe të tretë, duke rrezikuar jetën e dhjetëra personave që ndodheshin brenda.
Më shumë se 30 persona u shpëtuan nga vendi i ngjarjes, ndërsa besohet se deri në 200 persona mund të kenë qenë të pranishëm në momentin e shpërthimit të zjarrit. Zjarrfikësit përdorën pajisje ngritëse për të arritur në katet e sipërme, ndërsa ekipet e shpëtimit operuan brenda ndërtesës së mbushur me tym të dendur.
There's a fucking fire in Moscow, three people have already died. We're still waiting. – Ukrainian News pic.twitter.com/2TgncUJdd3
— CHRIS (@c_chris10) April 28, 2026
Autoritetet konfirmuan se zjarri u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, ndërsa prokurorët kanë nisur procedura penale për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë në ndërtim.
— CHRIS (@c_chris10) April 28, 2026
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Top Channel