Të shtënat në mbrëmjen “gala” me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë kanë ngjallur shumë pyetje në lidhje me sigurinë, se si një person i armatosur deri në dhëmbë arriti t’i afrohej vendit ku ishin mbledhur Donald Trump dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të administratës.
Pak para të shtënave në hotelin Washington Hilton, autori i dyshuar, Cole Tomas Allen, 31 vjeç, tallej me mungesën “e çmendur” të sigurisë në darkën e Uashingtonit në një mesazh që thuhet se iu dërgua familjes së tij 10 minuta para se të fillonte sulmi.
“Hyr brenda me disa armë dhe asnjë person atje nuk e merr në konsideratë mundësinë që unë përbëj kërcënim”, thotë i dyshuari në mesazhin që i kishte dërguar familjes dhe që është siguruar për herë të parë nga “New York Post”. 31-vjeçari i arrestuar nuk e ka fshehur asnjëherë antipatinë ndaj Trump dhe administratës së tij.
Allen, një i diplomuar në inxhinieri elektronike, tha se “ky nivel paaftësie është i çmendur dhe shpresoj sinqerisht se do të korrigjohet deri në kohën kur ky vend të ketë përsëri një lidership vërtet kompetent”, kishte shkruar ai.
Top Channel