Paola Sula flet për jetën e saj/ Rrëfen betejën me ankthin dhe si një qenush u kthye në mision jete

24/04/2026 19:45

Paola Sula, vajza e politikanit Dashnor Sula, ka ndarë një rrëfim të ndjerë për përballjen me atakun e panikut dhe rrugëtimin e saj drejt një misioni të veçantë për shpëtimin e kafshëve.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, me moderatoren Bieta Sulon ajo tregoi se si një moment i vështirë në jetë e afroi me qenushët, duke i kthyer ata në terapi dhe pasion. Pavarësisht mbiemrit të njohur, Paola theksoi se ka zgjedhur të ndërtojë identitetin e saj në mënyrë të pavarur, duke ecur në një rrugë personale, gjithmonë me mbështetjen e familjes. Ajo tregoi se ka vendosur të mbajë mbiemrin Sula edhe pas martesës, ndërsa marrëdhënien me të atin e përshkroi si shumë të afërt, ku ndajnë këshilla dhe sfida të jetës së përditshme.

Duke kujtuar fëmijërinë, ajo ndau një histori domethënëse nga lindja e saj në Elbasan, kur i ati, në atë kohë prokuror, kishte theksuar se për të rëndësi kishte vetëm që fëmija të ishte i shëndetshëm, duke e konsideruar lindjen e një vajze si bekim.

Bieta: Normalisht mbiemri është i rëndësishëm

Paolo: Unë edhe mbas martesës kam zgjedhur të mbaj mbiemrin tim Sula. Jam deri diku e përkëdhelura e babit, sepse ne deri diku ndajmë bashkë çdo gjë, edhe punën, më jep këshilla, edhe e vogël kam qenë më e përkëdhelur, ndërsa tani jemi bashkëudhëtar në sfidat e jetës.

Bieta: Ke qenë vajza e shumëpritur?

Paola: Besoj që po, babi më ka treguar gjithmonë një histori tepër interesante. Unë kam lindur në Elbasan dhe në atë kohë babi ka qenë prokuror, dhe kur kam lindur unë mjeku kishte frikë ti thoshte babit se ka lindur vajzë, ndërsa babi i ka thënë çfarë thua, për mua ka rëndësi të jetë e shëndetshme. Babi e ka pritur me gëzim shumë të madh ardhjen time, me tregon për kujtimet e fëmijërisë dhe unë kam kujtime shumë të bukura nga fëmijëria.

Bieta: Ti ke studiuar në Zvicer?

Paola: Po në bëmë një turne, Shqipëri, Itali, Zvicër dhe unë në fund zgjodha Zvicrën, si një vend me më shumë disiplinë, ku mund ta gjeja më shumë veten, sepse edhe unë vetë jam perfeksioniste.
Zvicra ishte një vend goxha sfidues si ekonomikisht ashtu edhe nga ana akademike. Unë konkurrova vetëm në një Universitet atje dhe nuk konkurrova as në Shqipëri dhe askund tjetër. Faleminderit zotit fitova dhe aty e mbarova universitetin. Edhe mami dhe babi donin që unë të studioja jashtë, kanë qenë gjithmonë mbështetje për mua dhe edhe për ta ishte vendimi i duhur.

Sa i përket arsimimit, Paola tregoi se ka studiuar në në Zvicër, ku zgjodhi Universitetin e Luganos. Ajo pranoi se përballoi sfida të mëdha, sidomos për shkak të presionit të studimeve, që kulmoi me një atak paniku në vitin e fundit të Bachelor-it.

Bieta: Ti ke studiuar në Lugano dhe atje si një rrufe në qiell të pastë tu shfaq ataku i panikut

Paola: Nuk e kuptova arsyen, tani që e mendoj pas shumë vitesh, besoj se mund të ketë lidhje me studimet, sepse tek universiteti i Luganos nëse ti e jep një provim 3 herë ty të digjet e gjithë shkolla dhe ti nuk pranohesh më në asnjë universitet tjetër në Zvicër dhe kam përshtypjen se presioni i madh për lëndën e statistikës më shkaktoi panikun. Ishte lënda e fundit në vitin e fundit të Bacelor dhe gjithmonë mendoja po sikur mos ta kaloj, prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për mua dhe mund të më digjej e ardhmja ime, kam përshtypjen që mua aty më nisi ataku i panikut dhe ankthi. Kisha ditë që më merrej fryma, më dukej sikur do më binte të fikët, ishin situate të tilla që më detyruar ti drejtohem një mjekeje. Ajo më tha që nuk është asgjë e rrezikshme, dhe ishte kundra që unë të merrja ilaçe, bashkëshorti, që në atë kohë ishte I dashuri im më ka ndihmuar shumë, edhe punën e tij e la për disa muaj mbas dore dhe më ka ndihmuar shumë. Ushtrimet e frymëmarrjes ishin shumë të rëndësishme, ja mësuan edhe familjarëve, që në atë kohë duhet të thonë që nuk ka asgjë të rrezikshme.

Një pikë kthese në këtë periudhë ishte adoptimi i një qenushi problematik, të cilin rrezikonin ta braktisnin. Paola vendosi ta merrte pa hezitim, duke e quajtur Anakin. “Ai u kthye në një kurë për mua”, u shpreh ajo, duke shtuar se prej aty nisi edhe dashuria dhe përkushtimi i saj ndaj kafshëve.

Kjo përvojë e shtyu më tej që të angazhohej konkretisht, duke ngritur edhe një fondacion për qentë, me synimin për t’i ardhur në ndihmë kafshëve në nevojë dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Paola: Mbështetja, përqafimet, kontakti me njerëzit e dashur, që unë e transferova ke qenushi im. Ky vjen si një kurë, sepse e njëjta mjeke i tha prindërve të mi dhe bashkëshortit që unë sugjeroj ti merrni një qenush, jo mace, sepse macja do e mbyllë brenda në shtëpi, por një qenush që të dalë të shëtisë me të. Dhe kjo më ndodhi me një qenush që ishte problematik. Në fillim nuk doja të merrja thashë po vazhdoj me ushtrimet e mia, por kur më thanë për këtë qenush që do e hidhnin sepse ishte më mistreci nga vëllezërit e tij, pa e menduar fare unë thashë do ta marr. Kështu nisi kjo dashuria e madhe për qenushin tim Anakin.’

Ne intervistë Paola foli edhe për historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj Mateo, me të cilin u njoh në Zvicër gjatë studimeve. Fillimisht miq, lidhja e tyre u zhvillua natyrshëm në një marrëdhënie.

Bieta: Si ndodhi njohja më bashkëshortin tënd?

Paola: Mateo është me origjinë italiane, por ka jetuar mbi 12 vite në Zvicër dhe ka marrë edhe pasaportën zvicerane. Unë sapo kisha filluar vitin e parë të Bacelor, ndërsa Mateo sapo e kishte mbaruar dhe jemi njohur në ditën e tij të fundit të shkollës, unë isha duke studiuar ai ishte duke festuar. Vjen një shok i Mateos dhe më thotë do pushosh pak, dhe unë shkoj në dhomën ku ato po festonin, sepse sapo ishin diplomuar dhe mua çuditërisht më ngjiti biseda me Mateon dhe që aty nisi njohja jonë, më kërkoi numrin që të më jepte shënimet e tij dhe ne kemi mbajtur shoqëri për 2 vite përpara se të lidheshim bashkë. Dhe gjithçka kaloi shumë normalisht nga shoqëria tek një marrëdhënie.

Top Channel