“Do reduktohet monopoli i dy dinosaurëve politikë”/ Marrëveshje për të ndryshuar Kodin Zgjedhor? Hasimja në ‘Top Story’: Partitë e vogla kanë kërkuar që…

23/04/2026 21:26

Drejtuesi i Forumit për Dialogun Politik, Ermal Hasimja, është shprehur se është arritur një marrëveshje për Kodin Zgjedhor, për një përfaqësim më të madh nga partitë e vogla.

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, Hasimja u shpreh se kjo është një mundësi për të reduktuar monopolin e dy partive të mëdha politike, që ai i quajti “dinosaurë”.

“Ne kemi rreth një muaj e gjysmë që punojmë. Arritëm që të kemi një marrëveshje për çështjen e Kodit Zgjedhor. Kërkesa e partive të vogla ka qenë ndryshimi i Kodit. Edhe ne vetë e kemi propozuar, sepse prurjet e partive të reja e reduktojnë monopolin e dy ‘dinosaurëve’ të mëdhenj të politikës shqiptare.

Partitë e vogla kanë pasur kërkesën për proporcionalin kombëtar. Kemi pasur dakordësinë e PD-së në këtë çështje. Edhe çështja e Parlamentit me 140 është e rëndësishme. Për çështjen e 140 po përplasen dy forcat kryesore. Është edhe çështja e koalicioneve parazgjedhore që jep mundësi të reja përfaqësimi. Edhe çështja e listave të hapura. Është në interes të qytetarit shqiptar për një përfaqësim më të mirë”, u shpreh Hasimja.

Top Channel