Kupa e Italisë/ Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën
Sekretari i Omonias, Marin Suli i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma foli për Forumin Ekonomik të Delfit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.
Suli shprehu se Greqia për momentin mbron kufijtë e Shqipërisë sepse është një detyrë që i është ngarkuar nga NATO për shkak të forcës së madhe ushtarake që posedon.
Ndër të tjera ai komentoi edhe çështjen Beleri për të cilin tha se e vërteta rreth saj do dalë pasi të vijnë pyetjen nga Gjykata e Strasburgut.
“Greqia po mbron kufijtë e Shqipërisë, Bullgarisë e gjithandej për shkak të SHBA-së dhe kësaj luftës së madhe që po ndodh në botë. Greqia është vend aleat i NATO-s dhe ka forcë ajrore shumë të madhe në raport me ne ndaj mbron kufijtë e Shqipërisë sepse është e ngarkuar me detyrë nga NATO për mbrojtjen e rajonit.
Për çështjen Beleri për pak kohë Shqipërisë do i vijnë pyetje nga Strasburgut për arrestimin e tij më pas për themelin, ku do t’i humbasë sigurisht të dyja dhe do dali e vërteta”, tha Suli.
Top Channel