Kupa e Italisë/ Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën
Gazetari Artan Hoxha foli në “Top Story” për vendimin e Greqisë për ta shpallur non grata vitin e kaluar, teksa në program po diskutohej vizita e kryeministrit Edi Rama në vendin fqinj.
Ai tha se ka kërkuar nëse mund ta ndjekë në rrugë ligjore për heqjen e non gratës nga Greqia, por theksoi se ishte e kotë pasi për këtë çështje duhet vendim politik.
“Për fat të mirë nuk jam angazhuar politikisht, siç ishte Spahiu. Më shumë për mua ishte kjo habia, se nuk besoj se ishte kaq i rëndësishëm se si një shtet i madh si Greqia mund të ndërmerrte një hap të tillë. Nga viti i kaluar jam non grata në Greqi, thjesht më çuditi si vendim. Nuk është se nuk është bërë më parë, por ka pasur afat tre vjeçar. Unë jam interesuar nëse ndiqet në rrugë gjyqësore, ligjore, por ishte vendim i shtetit grek dhe është e kotë ta ndjekësh në rrugë ligjore nëse nuk merret një vendim politik.
Ku ndodhi kjo gjë, unë jam njeri i thjeshtë, unë kam qenë emigrant në Greqi e njoh atë vend. Ne duam apo s’duam jemi aty prej mijëra vitesh, mirë apo keq. Ne kemi problem me ata që na drejtojnë ne. Unë do të doja që qeveritarët e vendit tim do të doja të kishin të njëjtin respekt dhe impenjim, i simpatizoj grekët për këtë, ata kur vjen puna për çështjet kombëtare unifikohen shumë shpejt pavarësisht e kanë problemet e tyre të brendshme.
Ne kërkojmë të kemi qeveritarë dhe politikanë që të kenë respekt për veten, nëse kryeministri kthen në çështje kryesore veshjen atje, kjo nuk i intereson shqiptarëve që jetojnë atje. Shqiptarët atje janë të rëndësishëm sepse janë pjesë e sistemit grek, janë pjesë e ekonomisë, aktivë në jetën e brendshme”, u shpreh Hoxha.
Top Channel