Kupa e Gjermanisë/Bayerni i Mynihut, finalisti i parë, bavarezët ëndërrojnë tripletën e trofeve
Elche shkakton befasinë në ndeshjet e javës së 32 të Ligës Spanjolle teksa mundi Atletico Madrid me rezultatin 3-2 në një ndeshje të cilën Los Colchoneros e zhvilluan për pjesën më të madhe të kohës me 10 futbollistë.
Dhe të mendosh që fillimi i sfidës ishte perfekt për Atletico Madrid që mori avantazhin që në minutën e 10 me golin e Nico Gonzales. Por reagimi i Elches ishte i menjëhershëm teksa në minutën e 18 barazoi rezultatin në 1-1 me Affengruber. Por në minutën e 31 u regjistrua edhe momenti kur Atletico Madrid mbeti me 10 futbollist pasi Thiago Almada u ndëshkua me karton të kuq. Dy minuta më vonë, Elche shënoi sërish këtë radhë me Andre Silva për të përmbysur rezultatin në 2-1.
Por ky avantazh zgjati vetëm 60 sekonda pasi Atletico Madrid ndonëse në inferioritet numerik arriti të barazojë në 2-2 me Nico Gonzales që plotësoi dygolëshin personal. Kur kishin mbetur 15 minuta nga përfundimi i takimit, Elche ndëshkoi sërish Atletico Madrid duke shënuar golin e fitores 3-2 me Andre Silvën, edhe ky plotëson dygolëshin personal. Me këtë sukses, Elche shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e 15, ndërsa Atletico Madrid mbetet me 57 pikë në vendin e katërt.
Top Channel