Premier League/ Manchester City i mjafton Haaland për të mundur Burnley, i merr kreun Arsenalit, skuadra e Brojës bie matematikisht në Championship
Pas Enzo Marescas i takoi Liam Rosenior që të lërë pankinën e Chelsea. Trajneri anglez është shkarkuar nga posti i tij dhe fatale për të ishte humbja 3-0 në ndeshjen me Brighton në fushën e këtij të fundit që ishte disfata e 7 në 8 ndeshjet e fundit.
Një seri ndeshjesh ku Chelsea përvec suksesit të thellë me Port Vale, nuk ka shënuar asnjë gol. Rosenior është trajneri i i katërt që shkarkohet nga bordi drejtues i Chelsea me Todd Boehly në krye në harkun e 2 viteve. Rosenior erdhi te Chelsea në janar për të zëvendësuar Enzo Marescan dhe kishte nënshkruar me Blutë një kontratë deri ne 2032
‘Nuk ishte një vendim i marrë lehtë, por rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës nuk ishin në lartësinë e standardeve të kërkuara dhe në këtë sezon ka ende shumë në lojë-lexohet ndër të tjerat në komunikatën e Chelsea
Vendin e Rosenior do ta marrë Calum McFarlane, trajneri i skuadrës U21 të Chelsea që do të jetë në rolin e trajnerit të komanduar deri në fund të sezonit. Me mbështetjen e stafit teknik të klubit McFarlane ka objektiv kualifikimin e Chelsea në kompeticionet evropiane dhe kualifikimin e mëtejshëm në FA Cup.
Top Channel