Bayerni i Mynihut është skuadra e parë finaliste e Kupës së Gjermanisë. Skuadra e saposhpallur kampione e Bundesligës eliminoi në gjysmëfinale Bayer Leverkusen teksa në BayArena e mundi me rezultatin 2-0.

Vetëm 22 minuta lojë priti Bayerni i Mynihut për të zhbllokuar ndeshjen me të zakonshmin Harry Kane që i dha avantazhin skuadrës bavareze, me anglezin që e çoi në 8  numrin e golave të shënuara me fanelën e kampionëve të Gjermanisë në Kupë. Më pas ishte Olise ai që pati një shans shënimi për Bayernin e Mynihut, por në fund skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjeve me rezultatin 1-0 në favor të të besuarve të Vincent Kompany.

Në pjesën e dytë ishte Musiala që iu afrua golit për Bayernin e Mynihut ndërkohë që më në fund u pa edhe një tentative e Leverkusen, por ishte Neuer që shpëtoi portën e tij. në minutat shtesë, bavarezët vulosën përfundimisht fitoren 2-0 me golin e Luis Diaz me bayernin që vijon të ëndërrojë për realizimin e tripletës së trofeve.

Top Channel