Leicester bie matematikisht në Ligën e Parë, për herë të dytë në historinë e klubit
Fotot e yllit të Barcelonës nga ceremonia e djeshme e ndarjes së çmimeve dhe avioni i tij privat çmendën ndjekësit e tij.
Në një ceremoni marramendëse, që u zhvilluan në Madrid, në pallatin “Palacio de Cibeles”, ceremonia e 26-të e ndarjes së çmimeve Laureus World Sports Awards (të ashtuquajturit “Oscar-ët e sportit”. Çmimet nderuan atletët më të mirë të vitit, ku Lamine Yamal mori çmimin për “Atletin më të Mirë” të Ri të Vitit, duke marrë duartrokitje nga publiku.
Ylli i ri I Barcelonës nuk e fshehu gëzimin e tij, të cilin e ndau me miliona ndjekës të tij në Instagram, duke ngarkuar foto dhe video nga e gjithë mbrëmja. Mbërritja e tij në këtë event, marrja e çmimit, autografet që nënshkroi dhe “takimet” që pati me yje të tjerë të sportit, ishin kryefjala e postimeve të tij.
Megjithatë, ai që mori më shumë komente dhe zgjoi interesin e të gjithëve ishte postimi me fotot nga brenda avionit privat që e transportoi nga Madridi në Barcelonë. Në to, sulmuesi 19-vjeçar shijon një vakt të bollshëm nga McDonalds, i shoqëruar nga çmimi i lakmuar që fitoi. Ai dukej se po shijonte si vaktin ashtu edhe statujën e tij mbresëlënëse, duke pozuar me krenari.
Top Channel