Martinez keqardhja e madhe e Barcelonës/ Mbrojtësi shkëlqen në Arabi, por katalanasit e “qajnë” ende
Shumë emra po lidhen me stolin e Real Madridit. Lojtarë, por tani vëmendja është veçanërisht te trajnerët, ata që kërkojnë punësim ose një ndryshim për sezonin e ardhshëm, veçanërisht me mundësinë që destinacioni i tyre të jetë Madridi.
Ofertat janë shumëfishuar në orët e fundit, por njëra prej tyre bie në sy në veçanti është ajo e José Mourinhos .
Trajneri aktual i Benfica-s nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Real Madridin dhe marrëdhënien e tij të mirë me Florentino Pérezin. Edhe pse largimi i tij pas përfundimit të sezonit të tretë në stolin e Bernabeut ishte disi i trazuar, trajneri nuk e ka përjashtuar një shans të dytë.

Prandaj, agjenti i tij, Jorge Mendes, i ka ofruar Real Madridit mundësinë që Mourinho të kthehet për një periudhë tjetër në krye të ekipit. Në fakt, Real Madridi është informuar për klauzolën e lirimit të trajnerit portugez.
Por duhet thënë se portugezi është vetëm një nga shumë opsionet që po shqyrtohen në Valdebebas. Përveç kësaj do të duhet të merret edhe një vemdim në lidhje me të ardhmen e Arbeloas, i cili duket të jetë drejt largimit.
Top Channel