Libani bën bilancin, 2454 persona janë vrarë që nga fillimi i përplasjeve Hezbollah-Izrael, mbi 7000 janë plagosur
Irani ende nuk ka marrë një vendim për dërgimin e një delegacioni në Islamabad për një raund të ri bisedimesh me Shtetet e Bashkuara këtë javë, deklaroi për BBC zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei.
Ai shprehu shqetësim për atë që e cilësoi si bllokadë detare të porteve nga SHBA-ja, sekuestrimin e një anijeje iraniane, si dhe kërcënimet e presidentit Donald Trump për të goditur infrastrukturën e Iranit.
“Ne hymë në këto negociata me mirëbesim dhe seriozitet, por pala tjetër ka treguar mungesë serioziteti dhe besimi të mirë. Ata po ndryshojnë qëndrimet shpesh, duke përdorur mashtrime dhe duke bërë kërcënime që përbëjnë krime lufte”, tha Baghaei.
Megjithatë, ai nuk dha detaje mbi kushtet që Irani kërkon për t’u rikthyer në tryezën e negociatave, duke theksuar se çështja mbetet ende në diskutim.
Ndërkohë, BBC raporton se po zhvillohen përpjekje për të krijuar kushtet e nevojshme për rifillimin e bisedimeve, përpara skadimit të armëpushimit ditën e nesërme.
Top Channel