Tragjike në Itali/ Një 7-vjeçar mbytet në pishinën termike, autoritetet: U bllokua nga një…

18/04/2026 17:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suio Terme të Italisë, ku një djalë 7-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në një pishinë termike.

Sipas raportimeve paraprake, fëmija dyshohet se u bllokua nën ujë nga një grykë thithëse, duke mos arritur të dalë në sipërfaqe.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje me ambulancë dhe helikopter, por fatkeqësisht nuk mundën ta shpëtonin. Fëmija ndodhej në pushime me familjen e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur Karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa çështja po ndiqet nga prokuroria e Cassino.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një rasti të ngjashëm në Rimini, ku një 12-vjeçar humbi jetën pasi u thith nga sistemi i një pishine, duke ngritur shqetësime për sigurinë në këto ambiente.

Top Channel