Ish-pilot i MiG-29 dhe ish-President i vendit, kush është Rumen Radev favoriti për t’u zgjedhur kryeministër i Bullgarisë Policia turke njoftoi se ka urdhëruar arrestimin e dhjetëra personave që akuzohen se kanë lavdëruar në rrjetet sociale dy incidentet e rënda të kësaj jave në shkollat e vendit.
Në një deklaratë të saj thuhet se “janë lëshuar urdhër-arreste për 83 individë që u zbuluan se ishin përfshirë në postime dhe aktivitete të cilat i thurnin lavde në rrjetet sociale krimit dhe kriminelëve dhe që cenonin rendin publik. Kundër tyre janë ndërmarrë veprime ligjore,” nënvizohej në deklaratë.
Policia njoftoi po kështu bllokimin e 940 llogarive në rrjetet sociale është bllokuar dhe 93 grupeve në Telegram. Të shtëna armësh në një shkollë në Turqinë jugore të mërkurën i morën jetën 8 nxënësve dhe një mësuesi e plagosën 20 të tjerë, vetëm një ditë pas një incidenti në të cilin një person i armatosur plagosi 16 persona dhe më pas vrau veten.
Ngjarjet e njëpasnjëshme shkaktuan indinjatë e protesta. Dhjetëra anëtarë të sindikatave kryesore të mësuesve u mblodhën përpara dyerve të Ministrisë së Arsimit në Ankara dhe kërkuan një grevë dy-ditore në të gjithë vendin. Ata mbanin pankarta me mbishkrimin: “Nuk do t’ia dorëzojmë shkollat tona dhunës”.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu keqardhje për episodet tragjike, dhe premtoi hetim të plotë të tyre.
Top Channel