“Shpati nuk do vdesë kurrë”/ Kënga hit “Valle kosovare” e Shpat Kasapit, ‘lumë’ komentesh nga fansat: Mezi prisnim të të shihnim në Big Brother

27/11/2025 11:30

Mijëra komente kanë vërshuar në 24 orët e fundit në këngën e kthyer hit “Valle kosovare” e Shpat Kasapit, artistit që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.

Jo vetëm shqiptarë shprehin dhimbjen për humbjen e artistit, por edhe të huaj, të cilët i quajnë të pavdekshme këngët e tij.

Madje disa prej tyre shprehen sesa me padurim po prisnin ta shihnin Shpatin në Big Brother VIP5, ndërsa shtojnë se këngët e tij do të dëgjohen gjithmonë.

U prehsh në paqe, nuk arrita dot të ftoja në dasmë, kisha ëndërr të të kisha këngëtar në dasmën time”-thotë një komentuese.

“Shpati nuk ka vdekur, ka për të qenë gjithnjë i pranishëm në çdo dasmë shqiptare përmes kësaj kënge”-thotë një tjetër komentues.

Aq herë sa do luhet kjo valle e pavdekshme, aq herë do kujtohesh o Shpat djali ! U prehsh në paqe”.

“Pasuri të patundshme le mor Shpat! Falë teje, gëzuan zemrat tona në çdo valle. Tani një arsye më shumë që ta kërcejmë me zemër dhe energji sepse do të jesh dhe ti në çdo zemër shqiptari kur të tundet toka nga “Valle Kosovare””.

E pabesueshme, mu mbushën sytë me lot duke dëgjuar këngën hit të këtij ylli të pashuar shqiptar”.

“Sa here qe do e kërcejmë këtë, do të të kujtojmë me mall o djalë flori. Ah sa keq më vjen o Shpati. Mezi prisja të të shikoja në Big e të bëja tifozllik të fortë për ty.

Faleminderit Shpat Kasapi që na e bëre jetën më të lumtur e na dhe gëzim në jetët tona me këtë kryevepër. Mos të them që me këtë këngë falë teje disa njerëz jashtë Shqipërisë e njohin vendin tonë dhe madje këtu në Formosan e largët, duke iu treguar këngën tënde iu mësova për traditat shqiptare. Jeta është e pabesueshme ndonjëherë”-janë disa nga komentet.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta