VIDEO/ Kryeministri Rama e nxori me precedentë penalë, 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
23/10/2026 20:59
Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ka hedhur poshtë këto pretendime.
28-vjeçari Sardi Xibri ka paraqitur përpara kamerave të Top News dëshminë e penalitetit, në të cilën, sipas dokumentit të publikuar, rezulton i padënuar.
Xibri ishte përfshirë në listën me mbi 40 emra të publikuar nga kryeministri Rama, i cili pretendoi se bëhej fjalë për persona të dënuar që nuk kishin lidhje me protestat studentore.
Me publikimin e dëshmisë së penalitetit, i riu kundërshton deklaratat e kryeministrit lidhur me të kaluarën e tij penale.
Top Channel