Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori 14/08 18:15
Një gjykatë franceze pritet të vendosë sot nëse ish-presidenti Nicolas Sarkozi, mund të lirohet nga burgu pas apelimit të tij.
Ish-presidenti po kërkon të lirohet pas apelit të tij kundër dënimit me pesë vjet burg për konspiracion kriminal.
Sarkozi ndodhet në burg që nga 21 tetori, por avokatët e tij kërkuan që ai të lirohej, ose të lihej në arrest shtëpie.
Ai raportohet të jetë ankuar se jeta e tij në burg ishte “shumë e vështirë”, ndërsa këmbënguli edhe një herë se ishte i pafajshëm.
“Nuk do të rrëfej kurrë diçka që nuk e kam bërë”, tha ai, duke shtuar se vazhdon luftën e tij “që e vërteta të triumfojë”.
Top Channel