“Ua bëjmë xixë, ruajmë konfidencialitetin”/ Shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi… për shtëpitë e barit: Heqim gjurmët e ADN-ve, lajmë edhe tapete 22/08 14:49
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot sesionin e parë stërvitor në përgatitje të super-sfidës në fundjave kundër Serbisë më 7 qershor.
Kështu djemtë e Sylvinhos vazhdojnë misionin e tyre për kualifikimin në Botërorin 2026, i cili do të mbahet në SHBA.
Ndeshja kundër ekipit serb do jetë e treta për kuq e zinjtë pas përballjeve me Anglinë dhe Andorrën.
Në dy ndeshjet e para Kombëtarja ka grumbulluar 3 pikë pasi humbi me rezultatin 2-0 në vizitën e saj në Wembley kundër Anglisë së Tuchel, por siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Andorrës në shtëpi përball tifozëve kuq e zi.
Ndërkohë rivalët serb luajnë ndeshjen e tyre të parë dukë çelur kështu fushatën e tyre për të siguruar kualifikimin për në SHBA 2026.
Top Channel