
Ish deputeti Selami Jenisheri i ka drejtuar një letër trajnerit të Kombëtares Silvinjo.
Ai shprehet se ka formulën për të mundur Serbinë në ndeshjen që do të zhvillohet më 7 qershor ora 20:45.
Me bindje të madhe, ai i drejtohet Silvinjos se me skemën e tij ai do ta shikojë vetë për 3-4 ditë që futbollistët do ta fitojnë atë shprehi për ta ekzekutuar në lojë.
Kombëtarja është në prag të sfidës së raundit të tretë kualifikues për Botërorin.
Letra e Selami Jenisherit:
“Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos
Unë jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit të Shqipërisë i legjislacionit të IX të Republikës së Shqipërisë dhe trainer futbolli (ish këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ngaqë kisha nxjerrë një lloj stërvitje për me aftësue futbollistat teknikisht e që me porosi të FSHF u eksperimentua dhe doli që ishte në nivel shumë më të lartë se ajo që publikonte FIFA dhe që e dini Juve.
Meqenëse ndeshja me Serbinë është e një rëndësie dhe politike e një rëndësie të veçantë dhe futbollistët shqiptarë që ju keni në dispozicion nuk kanë si ta dinë, po ju lutem të më jepni mundësinë të ju a vë në dispozicion futbollistëve (sidomos sulmues, por jo vetëm) që të bëj që 100% ndeshjen ta fitojmë më Serbinë.
E kuptoj vështirësinë Tuaj që ta besoni, por është një e vërtetë e madhe, që do ta shohësh vetë për 3-4 ditë futbollistët e fitojnë atë shprehi për ta ekzekutuar në lojë.
Me shpresë se keni dëshirën Tuaj të padiskutueshme për ta fituar ndeshjen Shqipëri – Serbi do të plotësoni kërkesën time që futbollistët të njihen me këtë progres, e ndeshja sigurisht të fitohet me rezultat të mirë nga Shqipëria”.
Top Channel