Nis gjyqi për hakerimin e e-maileve të SPAK, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismailaj paraqitet në GJKKO
Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në Xhafzotaj, ku tre të rinj morën me forcë një 32-vjeçar dhe e mbajtën peng për disa orë në një ambient privat.
Së fundmi, në pranga ka rënë Jurgen Neza, vëllai i Kevin Nezës dhe kushëriri i Hysen Nezës, të cilët u arrestuan një ditë më parë në lidhje me të njëjtën ngjarje.
Sipas burimeve, 32-vjeçari, biznesmen në fushën e ndërtimit, është marrë peng nga të rinjtë me qëllim që ta detyronin të investonte një shumë të madhe parash, rreth 1 milion euro, në kriptomonedha.
Gjatë kohës që është mbajtur në ambientin privat, ai është kërcënuar dhe dhunuar nga autorët, të cilët mësohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave.
Pas lirimit, 32-vjeçari ka bërë kallëzim në polici, duke çuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Top Channel