Një natë ëndrrash për Mançinin, eliminoi Inzaghin në Ligën e Kampionëve dhe ndërkohë…u shpall kampion pa luajtur fare
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka thyer heshtjen lidhur me çështjen gjyqësore ku akuzohet për përdhunim, duke deklaruar publikisht se është i pafajshëm dhe i qetë për zhvillimet e mëtejshme.
Gjatë konferencës për shtypin para ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të UEFA Champions League ndaj Liverpoolit, futbollisti maroken u pyet për vendimin që çështja e tij të shkojë në gjykim. Ai u shpreh i vendosur në qëndrimin e tij: “E di që kjo akuzë është e rreme. Ndihem i qetë dhe jam i fokusuar te ajo që vjen më pas. Ia lë gjithçka në dorë avokatëve dhe drejtësisë”.
Rasti daton që nga shkurti i vitit 2023, kur një grua e ka akuzuar 27-vjeçarin për përdhunim në banesën e tij. Sipas denoncimit, ajo pretendon se është kryer një akt i papranueshëm, ndërsa versioni i Hakimit është krejtësisht ndryshe. Ai ka deklaruar se mes tyre ka pasur vetëm puthje dhe një prekje të lehtë, të cilat sipas tij kanë qenë me pëlqim.
Deri më tani, gjykata nuk ka caktuar ende një datë për procesin gjyqësor, ndërsa avokatja e lojtarit, Fanny Colin, ka kundërshtuar vendimin për ta çuar çështjen në gjykim, duke theksuar se akuzat bazohen vetëm në deklarimet e palës paditëse.
Në të njëjtën konferencë, Hakimi foli edhe për ndikimin e trajnerit Luis Enrique në karrierën e tij. “Ndoshta nuk ka ndryshuar karrierën time, por ka ndryshuar mënyrën si e shoh futbollin. Ai më ka ndihmuar të evoluoj në rol dhe kjo reflektohet në performancat e mia dhe të Nuno Mendes”, u shpreh mbrojtësi. Pavarësisht situatës jashtë fushe, Hakimi mbetet i përqendruar te detyrat me skuadrën dhe te sfidat e rëndësishme që e presin në arenën europiane.
Top Channel