
Ditën e Fitores ndaj nazizmit, Vladimir Putin e ka kthyer në një show të madhe force, me paradat gjigande ushtarake që Kremlini organizon në 9 maj.
Që përpara nisjes së saj në sheshin e kuq të Moskës, kremtimet e 80 vjetorit të mposhtjes së Gjermanisë nazizte kanë nisur në në shumë qytete ruse, duke mos përjashtuar as fëmijët e vegjël, e madje as edhe foshnjat.
Në Kemerovo të Siberisë, të porsalindurve në spital u dhanë kapele ushtarake dhe u mbështollën me batanije ngjyrë ulliri: “Bashkohuni me ne!”, shkruajnë drejtuesit në rrjetet sociale. Këto rroba “prekëse” duhet të tregojnë “lidhjen e brezave”, nën moton: “Mos harroni se edhe qytetarët më të vegjël të Rusisë janë pjesë e historisë së madhe”.
Në Voronezh, qindra fëmijë nga kopshtet organizuan po ashtu një paradë “ushtarake” në automjete ushtarake dhe aeroplanë të bërë nga kartoni, të shoqëruar nga tingujt e daulleve.
Manifestime të ngjashme ka dhe në Vladivostok, ku mbi 1000 fëmijë të shkollës fillore mbajtën “paradën e parë ushtarake për fëmijë”, ku performuan “stërnipërit e stërmbesat e fitores”. Mbi 25 milionë qytetarë të Bashkimit Sovjetik humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Por në vitet e para pas luftës, Stalini nuk festonte shumë.
Megjithatë, me kalimin e kohës, kjo ditë u bë e rëndësishme për Kremlinin në mënyrë që të tregonte forcën e vet ushtarake, e Putini i kushtoi një vëmendje të vecantë. Ekspertët thonë se shteti rus ka bërë gjithçka në njëzet vitet e fundit për t’u bërë një pjesë e pandashme e këtij festimi.
Për Putinin, fitorja në Luftën e Dytë Botërore është një bosht mbi të cilin bazohet e gjithë shtetësia ruse dhe sigurisht edhe ai si president. Presidenti rus, thonë ata, gjithashtu do ta lidhë fitoren e vitit 1945 me pushtimin aktual të Ukrainës në ceremoni, edhe pse me
Top Channel