“Nëse nuk fitoj, do vras veten tek Skënderbeu”, Ilir Vrenozi: Rama të dalë me mua ‘kokë më kokë’, do ta mund

24/04/2025 22:11

Simpatizanti i famshëm demokrat Ilir Vrenozi në një lidhje me skype në emisionin Breaking në Top News ftoi kryeministrin Edi Rama në një “betejë kokë më kokë”.

Ai dha një deklaratë të fortë në studio, se nëse nuk do të fitonte do të vriste veten tek sheshi “Skënderbej”.

“Mund të duket habi, por unë kam 90 mijë ndjekës në rrjetet sociale. Kam pa hapur akoma 650 mesazhe. Është ngritur diaspora në këmbë të më mbrojë mua. Nëse vazhdojnë sulmet ndaj meje, do e mund unë Edi Ramën. Ore do mbetem në histori. Unë e kam thënë që ky i vjedh zgjedhjet dhe nuk duhet të hynin, duhet të krijohej qeveri teknike.

Po vazhdoi do fundosë veten. Vrenozi është populli. I them të dalë me mua kokë më kokë, po nuk e munda, vras veten. Do vritem tek Skënderbeu. Nëse ai më mund, do var veten atje.  Edi Rama nuk është shqiptar more, ma beso. Edi Rama nuk i do shqiptarët”, tha Vrenozi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta