Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier! Ndërron jetë në spital i moshuari, arrestohet drejtuesi i motomjetit

24/04/2025 10:42

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë–Fier.

Viktima është një 77-vjeçar nga fshati Rrapëz, i cili u përplas nga një motomjet dhe më pas humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i motomjetit, A. H., 57 vjeç, banues në fshatin Pirrë, përplasi këmbësorin H. M., 77 vjeç, i cili ndodhej duke kaluar rrugën.

Pas veprimeve procedurale, drejtuesi i motomjetit është arrestuar në flagrancë. Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit, sidomos në zonat rurale dhe rrugët me qarkullim të lartë këmbësorësh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta