Dita e Librit! Realiteti i ri përballë zhvillimeve teknologjike, studiuesit shpjegojnë sfidat

23/04/2025 20:44

Në Ditën Botërore të Librit, e shpallur që prej vitit 1995 nga UNESCO, nderohet libri instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes dhe ruajtjes së njohurive.

Kjo ditë është një reflektim për qasjen tonë ndaj kësaj shpikjeje që duket se ka hyrë në një realitet të ri përballjes zhvillimeve teknologjike e digjitalizmit. E përballë këtyre ndryshimeve, cili është raporti i lexuesve me librin?

Lexohet në mënyra të ndryshme, në mediume të ndryshme, me teknologji të ndryshme por edhe me shije dhe kërkesa të ndryshme“-shprehet Prof. dr. Persida Asllani, përgjegjësja e departamentit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë

Flasim për realitete të tjera të shkrimit digjital, i cili hyn në një marrëdhënie të re me lexuesin. Sot kemi libra që hyjnë në një bashkëveprim me lexuesin, përmes Twitter apo Facebook“-shton Asllani.

Përballë këtij realiteti të ri, duhet të përqafojmë këto forma të reja të komunikimit, teknologjisë e inteligjencës artificiale, thekson Prof. dr. Persida Asllani.

Suhet të bashkëveprojnë të gjithë së bashku për t’u përgatitur, për t’i bërë më të prekshme… t’i bëjmë pjesë të realitetin tonë dhe të ecim me këtë ritëm“-shprehet ajo.

Në aktivitetin e mbajtur në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë këtë 23 prill, akademiku Artan Fuga u ndal dhe te e sfidat e qasjeve studimore e kërkimore ndërdisiplinore si një nga tiparet e dijes dhe shkencës bashkëkohore

A nuk mund të vihen disa lëndë të përbashkëta që studentët tanë të kenë urat e kalimit? Ndërdisiplinariteti është së pari një trung i përbashkët, që ne na mungon. Ka vend të krijohet departamente ndërdisiplinare, sikurse edhe institute“-thotë akademiku Fuga.

Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit është një ftesë veçanërisht për të rinjtë që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, pasi sikurse thonë studiuesit, pas çdo libri që lexojmë, diçka brenda nesh ndryshon.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta