“Ndihem më e lumtur se kurrë”/ Jennifer Garner flet hapur për jetën pas divorcit me Ben Affleck
Livia Brunga, një nga konkurrentet më të komentuara të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, është rikthyer në ekran pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.
Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në BBVIP, ajo është rikthyer në programin ku mori fillimisht famën – “Për’puthen”.
Gjatë pjesëmarrjes në BBVIP, Livia u përfol shumë për marrëdhënien e saj me Mevlan Shabën, duke bërë deklarata që ngjallën diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë.
E ftuar në një episod të fundit të “Për’puthen”, moderatorja Megi Pojani e pyeti drejt për drejt nëse gjithçka mes saj dhe Mevlanit kishte përfunduar. Pa hezituar, Livia u përgjigj:
Po, tash momentalisht mund të them që ka marrë fund. Më tej, kur u pyet nëse ndien ende ndjenja për Mevlanin, ajo u shpreh me sinqeritet:
Dashuruar është fjalë shumë e madhe. Jam e dashuruar vetëm me veten. Nuk gënjej.
Deklaratat e saj lënë të kuptohet se marrëdhënia me Mevlanin, për momentin, ka patur një mbyllje përfundimtare nga të dyja palët, nga fjalët e Livias është e qartë se ajo ka zgjedhur të ecë përpara, duke u fokusuar te vetja dhe rrugëtimi i saj personal.
Top Channel