Krimet zgjedhore, SPAK i dërgon letër PD-së: Nga Janari deri tani kemi regjistruar 18 procedime penale

22/04/2025 14:03

SPAK i ka kthyer përgjigje zyrtare Partisë Demokratike lidhur me krimet zgjedhore.

Sipas shkresës zyrtare, Prokuroria e Posaçme deklaron se nga muaji janar deri tani janë regjistruar 18 procedime penale për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht.

“Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr.267 Prot. datë 02.04.2025, ardhur dhe protokolluar më datë 03.04.2024, pas verifikimeve të kryera në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje procedimet penale të regjistruara për krimet zgjedhore rezulton se :

1. Për periudhën janar 2025 deri aktualisht, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore.

2. Nga 18 procedime penale të regjistruara gjithsej për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht”, njofton SPAK.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta