
13 shtetas shqiptarë, që dyshohet se punonin në mënyrë të jashtëligjshme në industrinë e ndërtimit, janë ndaluar në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme të se gjatë ditës së djeshme janë ndaluar këta shtetas, pasi u kapën pa lejen përkatëse.
“Me datë 14.04.2025 në ora 13:00, në afërsi të një kompleksi hotelier në rrugën “Naumi i Ohrit” në Ohër, punonjësit policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare ‘Perëndim’ kanë ndaluar 13 shtetas shqiptarë të cilët paraprakisht ishin kapur duke kryer aktivitete ndërtimore pa leje të rregullt pune”.
Një ditë më parë, ata kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në RMV, por nuk posedojnë leje përkatëse dhe leje qëndrimi të përkohshëm për punë, thekson Ministria e Punëve të Brendshme.
Top Channel