Presion nga Napoli për të mos luajtur me Kosovën? Rrahmani i përgjigjet polemikave: Kuptimi më i saktë do ishte…

21/03/2025 22:59

Fitorja e çmuar e Kosovës në play off-et e Ligës së Kombeve përballë Islandës, u shoqërua me disa deklarata të kapitenit Amir Rrahmani pas ndeshjes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai i ka dhënë fund dilemave për situatën e tij te Napoli, duke thënë se nuk ka marrë asnjë presion nga klubi për të mos luajtur.

Ai shkruan se stafet mjekësore të klubit italian dhe përfaqësueses së Kosovës u bënë bashkë dhe vendosën që Rrahmani mund të luante përballë Islandës, e cila u shoqëruia me fitoren e rëndësishme të “Dardanëve”.

Pas fitores së çmuar ndaj Islandës, me ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve në sy, Amir Rrahmani bëri disa deklarata që fillimisht u duk se zbuluan disa presione të marra nga Napoli për të mos luajtur për kombëtaren . Fjalë që i interesuari ka dashur t’i sqarojë menjëherë në profilin e tij në Instagram, duke specifikuar se ishte vetëm një përkthim dhe një keqinterpretim i intervistës së tij në fund të ndeshjes.

“Kuptimi i fjalës presion varet nga konteksti dhe gjuha”, ka shkruar mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, duke shtuar: “Në këtë rast, në italisht kuptimi i saktë do të ishte ‘shqetësim’. Isha i shqetësuar sepse katër ditë më parë u desh të largohesha nga fusha për shkak të një problemi fizik. Së bashku me mjekët e Napolit dhe Kosovës vendosëm që mund të luaja dhe ia vlejti sepse fituam. Gjithmonë gati për Kosovën dhe për Napolin”, përfundoi qendërmbrojtësi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta