“Kushdo që ka abuzuar duhet të ndëshkohet”, deputeti i PS-së pas dyshimeve për abuzimet me tenderat në UBT: Shqetësohem…

26/02/2025 22:51

Deputeti i PS-së, Petro Koçi, foli në “Top Story” për deklaratat e rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Koçi shprehu shqetësimin për reputacionin që do të ketë Universiteti Bujqësor  me Universitetin e Vjenës, me të cilin kishte një projekt të përbashkët.

“Nuk është një praktikë e zakonshëm. Rrethanat që lidhen me ndjekjen penale. Përqëndrimi ishte që ky universitet është në një projekt të ndërkombëtarizimit, me një universiteti në Vjenë. Grupi parlamentar nuk është strukturë partiake, është një nga organizmat institucional që funksionon në çdo vend.

Shqetësimi që lidhet me lidhjen që ka ky universitet me atë që është në Vjenë është serioz. Nuk e di sa mund ta shpëtojë reputacionin Universiteti Bujqësor i vendit tonë. Praktikisht i bëmë gjyqin atyre që dyshohet se janë fajtorë.

Jemi qartazi të vendosur që gjithkush që ka abuzuar qoftë me një lek duhet të ndëshkohet. Duhet të përgëzohet SPAK për punë që ka bërë deri më tani”, tha Koçi.

Rektori Fatbardh Sallaku kërkoi dëgjesën publike pas masave të SPAK dhe GJKKO pas akuzave për abuzime me disa tendera në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA