
Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar zyrtarët në mbarë botën që të refuzojnë vizat për atletët transgjinorë që përpiqen të vijnë në SHBA për gara sportive.
Deklarata e Departamentit të Shtetit, udhëzon zyrtarët e vizave që të aplikojnë akt seksionin 212, kundër aplikantëve transgjinorë. Ndryshe nga refuzimet e rregullta të vizave, ky akt seksion sjell përjashtimin e përhershëm nga Shtetet e Bashkuara me përjashtime të vogla.
“Në rastet kur aplikantët dyshohet se kanë keq informuar autoritetet mbi qëllimin e udhëtimit të tyre ose ndërrimit të seksit në dokumente, duhet marrë hulumtuese për të konstatuar parregullsitë apo mashtrimet”, thuhet në direktivën e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Marco Rubio.
Udhëzimet vijnë pasi Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 5 shkurt që ndalonte sportistët trans të konkurrojnë në sportet e grave. Gjatë nënshkrimit të urdhrit, presidenti i udhëzoi sekretares së sigurisë së vendit, Kristi Noem, t’u refuzojë vizat “meshkujve që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duke e identifikuar veten si atlete femra” gjatë Olimpiadës 2028 në Los Anxhelos që do të zhvillohet nën mandatin e Trump.
Në nënshkrimin, Trump gjithashtu udhëzoi Rubio-n t’i thoshte Komitetit Olimpik Ndërkombëtar se Amerika “nuk të shikojë meshkuj që rrahin dhe godasin atlete femra femra për hir të gjithpërfshirjes”.
Top Channel