
Prindërit e Irsa Muçollarit, 16-vjeçares që vrau veten pak ditë më parë në Gjirokastër, mes lotësh dhe tronditjes së thellë tregojnë pak nga bisedat e fundit me vajzën e tyre.
Pikëpyetjet se çfarë e çoi vajzën e tyre në vetëvrasje të hënën e shkuar kanë përgjigje të pazbuluara ende, veçse vërtiten në mendjet e tyre dyshime për bullizmin në shkollë.
Ata shprehen se i vetmi person ku mund të jetë shprehur vajza e tyre, është shoqja e saj e ngushtë me të cilën ata nuk kanë komunikuar ende.
Pjesë nga intervista me gazetaren e Top Channel Kristi Gongo:
Çfarë ju tha stafi mësimor
Ata erdhën në shtëpi për ngushëllim shokët e klasës e mësuesja e ata thonë nuk ka shfaqur ndonjë shqetësim. Nuk di si është e vërteta! Mësuesja kujdestare thotë nuk më ka shprehur shqetësime dhe shokët kështu thonë të gjithë. Nuk e dimë si është e vërteta
Çfarë ndodhi pastaj u mbyll në dhomë menjëherë?
Pastaj erdhi nga shkolla u mbyll në dhomë dhe mbyll derën me çelës. I them pse e mbylle, ja le të rri pak tha jam pak sëmurë. Piu qetësuese dhe mendova se ishte në gjumë dhe nuk e besoja kurrë në botë që të bënte atë vrpim. Më vonë në orën 3:30 shkova dhe njëherë i trokita dhe nuk po përgjigjej. Fillova të dyshoja, në oprën 4:00 që erdhi nusja u revoltova hapa dren me shqelma dhe e gjej të varur të dollapi i rrobave
Tragjedi. I dhashë frymë, i bëra masah kardiak, ajo kishte mbaruar me kohë.
Nuk dëgjuat zhurmë
Asnjë zhurmë asnjë gjë, biles dhe kur kaloja nuk dëgjoja dot asnjë zhurmë. Atë veprim mund ta ketë bërë shumë shpejtë dhe zhurma nuk është dëgjuar fare
Çfarë ishin fjalët e fundit që ju tha
O babi sot do ti mbarosh të gjitha punët, i thash ja ti mbaroj këto që kam në dorë dhe do të vi. Kjo ishte fjala e fundit
Prokuroria ju ka komunikuar një njoftim
Erdhën oficerët e Policisë Gjyqësore mornë ça duhet të merrnein, nuk na kanë thënë gjë
Morën çantat librat, telefonin
Çfarë kanë gjetur thuhet për një letër
Në një letët shkruante t’i them babait apo jo. Në një letër tjetër fliste për bullizimin
Fakti që Prokuroria e ka marrë në hetim për shkaktim vetvrasje janë pyetur qindra nxnëës
Deri tani nuk kemi informacion nga policia se thonë është në hetim çështja dhe kur të zbardht do vijë përgjigja, kaq kanë thënë
Kanë marrë telefonin që nuk është hapur akoma, presin si duket të shohin çfarë ka në telefon
Ka pasur ndonjë ngacmim, diçka që mund të jetë përtej bullizimit? Ndoshta ndonjë pëlqim?
Nuk ishte e djallëzuar i tregonte të gjitha gjërat
Dinte vetëm shkollë shtëpi, dhe lagja nuk e njihte. Rrinte e mbyllur, dilte me shoqen. Muajin e fundit nuk donte të dilte thoshte nuk dua të dal.
Si ka qenë fëmijë Irsa?
Ka qenë shumë fëmijë i urtë. Që në kopsht edukatorja thoshte ke një engjëll, të gjitha mësueset më thoshin e ke si engjëll dhe u bë engjëll vërtet. Dhe mësueset tani në gjimnaz, më thonin është e ndrojtur. Nuk i binte në qafë njeriu, nuk të kthente fjalë dhe në shtëpi nuk kthente fjalë, ishte fëmijë shumë i urtë. Ishte më e mirë se ç’duhet ndaj e pësoi kështu, ishte më e urtë seç duhej. Ishte më e mirë seç duhej u mbyll në vetvete dhe i mori me vete të gjithë.
Kur ishte e vogël luante shah. Fitoi dhe olimpiadën e shahut për vajza. Tani nuk e luante më.
Çfarë pëlqente
Mami do bëhem psikologe thoshte. Do shkoj të shkolla e vëllait thoshte por do shkoj për psikologe.
Çfarë do kishe bërë ndryshe
-Gjysmë fjale të më thoshte, tani në mendje them do kisha bërë këtë, atë. Do e kisha hequr nga shkolla vetëm të më thoshte.
-A i përdorte rrjetet sociale
-Nuk kishte rrjete sociale. Ja kishim frikën Tiktokutqë u fol kohët e fundit por ajo skishte rrjete sociale. Mësonte nga ora 5 deri në 10-11 të natës. Na ka treguar se nxënësit e saj nuk mësonin vetëm dy mësonin sipas saj, të tjerët vetëm bënin zhurmë.
-Mendoni se ka folur me ndonjë shoqe?
-Mendojmë se mund të ketë folur për problemin me shoqen e ngushtë të saj po deri tani nuk dimë gjë se nuk e kemi takuar dot. Në një punë me shkrim që ka bërë në klasë, përshkruaj shoqen e ngushte, e përshkruante dhe thoshte unë flas me të për shumë gjëra. Mund të ketë folur me shoqen e saj. Në letrën që kishte shkruar, që në rreshtat e parë fliste për bullizmin.
Top Channel