
Paketa e Maleve dhe Tatimi mbi Vlerën e shtuar në sektorin e Bujqësisë nuk kanë më asnjë pengese për të vijuar procedurën parlamentare.
Komisioneri Ilirjan Celibashi e humbi betejën me Kuvendin e Shqipërisë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, i cili vlerësoi që nismat e bllokuara nga kreu i KQZ, edhe pse ne prag zgjedhjesh nuk kanë qëllime elektorale
Erion Braçe u paraqit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të mbrojtur nismën e tij për ndryshimin e tatimit ne sektorin e bujqësisë por një përballje me Komisionerin Celibashi mungoi, megjithatë mesazh mbeti.
Të dërguarit e Kuvendit ishin më të drejtpërdrejtë në kritikat adresuara drejt kreut te KQZ.
Por ky paralajmërim i përfaqësuesve te Kuvendit nuk ndali kreun e KQZ që të bllokoje një tjetër nismë, atë për trajtimin e kushteve të personave që burgosur apo paraburgosur.
Top Channel