“Na kanë ardhur dy letra për grup-kapitujt e tjerë”/ Rama në “Sy m’sy”: Shqipëria me hapa të shpejtë drejt BE, teksa bufi zien…

18/02/2025 08:40

Kryeministri Edi Rama tha se në fund të janarit dhe në fillim të shkurttit, kanë mbërritur dy letra për të hapur grupkapitujt e tjerë të Shqipërisë drejt BE-së.

“Brenda mandatit të 4 të ngremë flamurin kuqezi në majën e shumënderuar dhe shumë dëshiruar të BE. Këtu jemi për pyetje përgjigje por na kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapituj të tjerë.

Është shpejtësi e jashtëzakonshme e ecurisë së negociatave se Shqipëria po i përmbush me hapa të shpejta ndërkohë që këtu zien kazani me bufin e kënetës duke u fryrë zjarreve të mundshme të të shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e një mallkimi që prej 1912 mbi kokë”-u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA