Alarmi për analfabetizmin! Rreth 47% e moshës mbi 15 vjeç shkruajnë dhe lexojnë me vështirësi

16/02/2025 20:06

47% e popullsisë mbi 15 vjeç në vendin tonë me zor shkruajnë e lexojnë, tregojnë të dhënat e Fondit Europian të Trajnimeve.

Po sipas këtyre statistikave, 15-vjeçarët jo vetëm që kanë vështirësi në realizimin e një eseje, por ata nuk mund të kryejnë dot as veprime të thjeshta matematikore.

Me këto ritme, Shqipëria do ta ketë të vështirë të prodhojë një forcë të aftë punëtore, që do ta çonte vendin tonë në nivele të tjera zhvillimi.

Edmond Dragoti-Sociolog: Po të kesh gjysmën e popullsisë analfabete, do të thotë që shoqëria shqiptare po përgatitet të jetë një shoqëri shprehish dhe shërbimesh, por jo shoqëri prodhimi dhe kreativiteti. Komunikimi është bërë më teknologjik por informacioni bazë merret nga libri, jo nga kompjuteri. Studimet e sotme tregojnë se mesazhi që merret nga libri ruhet në kujtesën e njeriut 7-8 herë më shumë sesa ajo që lexojmë nga kompjuteri ose nga interneti në përgjithësi.

-Profesor prej 4 dekadash përgatisni brezat e rinj, çfarë vëreni te studentët e sotëm?

Si pedagog më vjen keq kur shoh studentë që nuk shkruajnë mirë, që nuk dinë vendosin germën “ë”, të diferencojnë kohët e foljes. Kjo do ta vështirësojë procesin e komunikimit në një shoqëri analfabete siç po bëhet shoqëria shqiptare.

-Duket se koha nuk pret, ku duhet ndërhyrë me urgjencë?

Investimi më i madh i një shoqërie është arsimimi. Në jemi popull që lëvizim shumë, nga fshati në qytet, nga Shqipëria në vendet e tjera. Një popull në lëvizje kthehet në popull nomad që nuk ka kohë të arsimimit. Arsimimi i individit bën që shoqëria të eci në nivelin e duhur dhe e stabilizon, e bën atë më të qëndrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA