Komentet e zëvendëspresidentit amerikan për Evropën/ Kritikohet ashpër në Konferencën e Mynihut, Scholz: Kundërshtoj deklaratën!

15/02/2025 10:49

Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë komentet e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, në lidhje me mungesën e demokracisë dhe fjalës së lirë në Evropë.

Po ashtu, Vance tha se imigrimi masiv është një çështje që nënvlerësohet nga të gjitha vendet e Evropës.

“I kundërshtoj shprehimisht ato që tha zëvendëspresidenti i SHBA-së Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Nga përvoja e nacionalsocializmit, partitë demokratike në Gjermani kanë një konsensus të përbashkët: ky është kufiri kundër partive ekstremiste të djathta“, shkroi Scholz në “X”.

Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e kishte kritikuar më parë ashpër JD Vance, i cili i akuzoi qeveritë evropiane se injorojnë shqetësimet e votuesve lidhur me imigracionin si dhe se shtypin lirisë së fjalës.

“Nënpresidenti i SHBA vuri në pikëpyetje demokracinë për të gjithë Evropën,” tha Pistorius në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Ai flet për asgjësimin e demokracisë. Dhe nëse e kam kuptuar saktë, ai po i krahason kushtet në disa pjesë të Evropës me ato në rajone autoritare… kjo është e papranueshme.

Në kushtet kur prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani partia ekstremiste e djathtë AfD renditet e dyta në sondazhe, Pistoriusi u shpreh me sarkazëm lidhur me mendimin e Vance se liria e fjalës po pengohet.

“Demokraci do të thotë që partitë ekstremiste si AfD mund të bëjnë fushatë krejt normalisht, ashtu si çdo parti tjetër. Megjithatë demokraci nuk do të thotë që një pakica që bërtet më shumë ka automatikisht të drejtë dhe përcakton të vërtetën“, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.

Pistorius e akuzoi Vance-in se ka një përfytyrim të shtrembëruar për demokracinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA