Video/ Punimet në rrugën Shirokë-Zogaj që lidh vendin me Malin e Zi, Rama: E kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit

14/02/2025 08:40

Vijojnë punimet në aksin rrugor Shirokë-Zogaj, e cila do të lidhë Shkodrën dhe vendin me Malin e Zi.

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video nga punimet në Facebook dhe shkruan se është një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit.

Mirmëngjes, dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama krahas videos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA