Veliaj cilësohet “i dënuar” në dosjen e SPAK, Prokurori pranon gabimin. Ja e vërteta në seancën e GJKKO

12/02/2025 14:19

Dosja e përgatitur nga prokurori Ols Dado ndaj kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj nis që në faqen e saj të parë me një gafë.

Në hyrje të saj shkruhet se Veliaj është i dënuar, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësre me Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byros Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.

Faqja e parë e dosjes me këtë gafë u shpërnda dje në rrjet, megjithëse Veliaj nuk ka qenë kurrë i dënuar më parë as për veprën e shpifjes.

Gjtë ditës së djeshme u publikua gjithashtu edhe dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut, nga ku rezulton se ai është i padënuar.

Gafën e ka pranuar prokurori sot në seancën me dyer të mbyllura në Gjykatë, teksa ka thënë se bëhet fjalë për një lapsus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA