![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/semure_sd-1-800x450.jpg)
Ersi Meçollari 17 vjeç, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës i dha fund jetës në banesën e saj pasditen e djeshme pas një periudhe të gjatë vetëizolimi psikologjik.
E mitura u gjet nga i ati në dhomën e saj pa shenja jete dhe është transportuar menjëherë për në spital.
Ajo dyshohet se është vetëvarur në banesë ndërsa mjekët e urgjencës vetëm kanë konfirmuar vdekjen.
Deri tani nga mësues e nxënës të cilët refuzojnë të flasin për kamerat dihet se 17 vjeçarja ishte një nxënëse mesatare me përpjekje serioze në të gjitha lëndët por edhe një natyrë e tërhequr , e ndrojtur dhe e heshtur.
Ajo kishte një rreth të kufizuar miqsh por ata që e njohin konfirmuan se e kanë parë dje të dalë duke qarë nga mësimi.
Nuk dihet ndërsa rrethanat e ngarkesës emocionale lidhen me orët e mësimit dhe presionin që mund të ketë ndjerë vajza por dihet se prokuroria për të mitur ka çelur një hetim të kujdesshëm për ngjarjen. Burime nga prokuroria pohojnë se vajza që u vetëflijua ka lënë një letër për të shpjeguar arsyet ndërsa aktualisht policia ka pyetur prindërit, disa mësues dhe disa shokë të klasës së saj. Dyshimet e para lidhen me një rast bullizimi dhe një situatë emocionale të padiagnostikuar.
Hetimet për rastin vështirësohen edhe për faktin se askush nuk kishte vënë re sjellje shqetësuese të saj më parë. I gjithë komuniteti i prindërve dhe nxënësve është shokuar nga ngjarja tragjike ndërsa pritet që edhe shkolla të analizojë efiçencën e shërbimit psikologjik që është i asociuar me shkollat pikërisht për të parandaluar ngjarje kaq të rënda.
Top Channel