“Sulme barbare që tërhiqen nga bufi stërplak i kënetës”/ Rama: Heshtja jonë është keqkuptuar, PS garanti i reformës në drejtësi

11/02/2025 09:05

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai u shpreh se kjo është një ngjarje që nuk mund të kalojë pa reaguar, teksa shtoi se nuk do t’i mbajë më për vete opinionet e tij.

Këto janë punët e tyre.. Natyrisht se marrja e kryetarit të Bashkisë nga Tirana për ta mbyllur në qeli pa gjyq, duke lënë pa punë një Bashki është një ngjarje tejet e madhe që unë nuk mund ta kaloj me formulën “s’kam koment”. Lajmi që kam për ju sot është ase unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mia kur e shoh që duhen ndarë me publikun, kur drejtësia bën punën e saj.

Drejtësia e re ka hyrë tanimë në një fazë që ka fituar të gjithë besimin e nevojshëm, mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, apo nuk ka pse të mos i shprehim më opinionet kritike…

U bënë pesë vjet që flasin të tërë parë e mbrapsht për çdo individ që bën atë kalim atje përpara kamerave dhe vetëm ne, PS, forca udhëheqëse dhe garanti i reformës në drejtësi, heshtin. Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë se ajo që ju mungon është nxjerrja në pah e të metave dhe prirjeve të gabuara, dhe sot institucionet e drejtësisë përballen me njerëz që gëzohen për arrestimet dhe që ka njerëz të politikës që sulmojnë.

Dhe sulmet barbare të asaj pjesë të opinionet të udhëhequr nga bufi stërplak i kënetës dhe të gjithë atyre që i mbajnë ison. Ndërkohë pozicioni konstruktiv është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen, por me zhvillimin e fundit heshtja jonë është keqkuptuar”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA