![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/GjC9fTmbAAAqpa-_sd-800x450.jpg)
06/02 21:46
Rivaliteti midis Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit është padyshim një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e çdo sporti, i cili duket se do ta vazhdojë dhe te brezi i tyre pasardhës.
Të dy legjendat e futbollit duket se po ia kalojnë magjinë edhe dy djemve të tyre, të cilët po hedhin hapat e baballarëve të tyre, për të rishkruar historinë e këtij sporti.
Vetëm pak ditë më parë, djali i madh i portugezit, Cristiano Jr. realizoi 10 gola për Al Nassr U15 në sfidën kundër Al Ittihad U15.
Por duket se nuk mungoi përgjigja e Thiago Messit, i cili shënoi 11 gola për Inter Miami U13 kundër Atlanta United U13.
Top Channel