Çmimet e Akademisë, ose Oscarët, janë ndër shpërblimet më të mëdha dhe prestigjioze në industrinë e filmit.
Megjithatë, një pyetje që shpesh lind është: sa para fitojnë ata që marrin një Oscar? Përkundër shkëlqimit dhe rëndësisë që ka ky çmim, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit (AMPAS) nuk ofron ndonjë shpërblim monetar të drejtpërdrejtë për fituesit.
Statuja e famshme e Oscar-it, e veshur me ar, ka një vlerë materiale rreth 400 euro, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që përfaqëson ky çmim.
Vlera e Oscar-it është kryesisht simbolike, por ndikimi që ka në karrierën e fituesve është i jashtëzakonshëm. Megjithëse nuk ka shpërblim në para, fitimi i një Oscar-i mund të sjellë një rritje të konsiderueshme në mundësitë profesionale dhe financiare të aktorëve, regjisorëve dhe profesionistëve të tjerë të filmit.
Aktorët që fitojnë një Oscar, ose janë thjesht të nominuar, shpesh shohin një rritje të pagës së tyre për projektet e ardhshme. Sipas studimeve, fituesit e kategorive si “Aktor i më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë” mund të kërkojnë rritje të pagave prej 20-60% për çdo film që pason. Kjo mund të përkthehet në miliona euro gjatë një karriere të gjatë.
Po ashtu, filmat që fitojnë një Oscar, sidomos në kategoritë kryesore si “Filmi më i mirë”, shpesh përjetojnë një rritje të konsiderueshme në shitjet e biletave. Ky fenomen, i njohur si “goditja e Oscar-it”, mund të shtojë miliona euro në të ardhurat e një filmi pas shpalljes së fituesve./ TAR
Top Channel