Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III 02/11 22:41
Donald Trump ka deklaruar se ai “më mirë s’duhej” të vendoste tarifa ndaj Kinës dhe sugjeroi që një marrëveshje mund të bëhej me Pekinin.
Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e Pekinit, teksa zëdhënësja Mao Ning theksoi se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve është “reciprokisht i dobishëm dhe fitues”.
“Nuk ka fitues në luftërat tregtare dhe tarifat, të cilat nuk janë në interes të asnjërës palë dhe nuk janë në interes të botës”, shtoi ajo.
Për sa i përket deficitit tregtar, një çështje qendrore në mosmarrëveshjen e dy vendeve mbi tregtinë, Mao tha se Kina nuk kishte arritur kurrë qëllimisht një suficit tregtar dhe vuri në dukje se ka “hapësirë të madhe” për bashkëpunim midis Kinës dhe SHBA.
Top Channel