Milani transferon yllin e Manchester City-n, kuqezinjtë tani kërkojnë dhe sulmuesin meksikan

22/01/2025 16:52

Kylie Walker do të jetë shumë shpejtë futbollisti më i ri i Milanit, me mbrojtësin anglez që do të kalojë në formën e huazimit me të drejtën e blerjes nga Manchester City.

Më pas në verë, ai do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me kuqezinjtë deri në vitin 2027.

Walker prej kohësh nuk e gjente veten në radhët e Guardiolës, teksa dhe problemet e tij familjare kanë bërë të mundur lëvizjen drejt Italisë.

Tani merkato e kuqezinjve do të fokusohet te sulmi. Pasi nuk ia dolën dot me Marcus Rashford, “Djalli” ka nisur nga puna për Santiago Gimenez.

Sulmuesi meksikan ka spikatur prej kohësh me Feyenoordin, teksa holandezët kërkojnë për shërbimin e tij 35-40 milionë euro.

Kështu, plani i Milanit është që të shesë si fillim mbrojtësin Pavlovic, për të cilin ka interes nga Anglia dhe Turqia, e më pas të ulet në tavolinën e bisedimeve me Feyenoordin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA