Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu përgëzoi Presidentin e SHBA-së Donald Trump për marrjen e detyrës.
Netanyahu mbështeti të gjitha arritjet e Trump në mandatin e tij të parë dhe tha se mezi po pret të të nisë punën për forcimin e mëtejshëm të aleancës SHBA-Izrael.
Video mesazhi i plotë:
“Mandati juaj i parë si President ishte i mbushur me momente të jashtëzakonshme. Ju u tërhoqët nga marrëveshja e rrezikshme bërthamore e Iranit, ju njohët Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ju transferuat ambasadën amerikane në Jerusalem dhe ju njohët sovranitetin e Izraelit mbi Goland Heights, ju gjithashtu ndërmjetësuat marrëveshjen e Abrahamit, në të cilën Izraeli bëri paqe me 4 shtete arabe.”
Tani që do punojmë sërish bashkë, ne do ta ngremë aleancën tonë në lartësi më të mëdha. Jam i bindur që do mundim përfundimisht forcat Iraniane për të sjellë një epokë të re paqeje dhe prosperiteti në Lindjen e Mesme. Ju falënderoj në emër të të gjithë popullit izraelit që ndihmuat në lirimin e pengjeve. Mezi po pres të punoj me ju për të kthyer pjesën tjetër të pengjeve dhe të shkatërrojmë forcat terroriste të Hamasit në mënyrë që Gaza mos të jetë më kurrë rrezik për Izraelin”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një video mesazh të postuar në X.
Congratulations President Trump!
Sara and I send our warmest wishes to you, Melania and the American people on your second inauguration as President of the United States. 🇮🇱🇺🇸@realDonaldTrump pic.twitter.com/AMlTQFRMMP
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) January 20, 2025
Top Channel