Netanyahu dhe Mamdani përplasen publikisht, shkëmbejnë akuza para vizitës së kryeministrit izraelit në OKB

23/09/2026 13:18

Benjamin Netanyahu paralajmëroi kryebashkiakun e New York City-t, Zohran Mamdani, se do t`i ekspozojë botës të palarat e tij me Hamasin.

Turp për ju, zoti Mamdani. Turp për ju që mbështesni përbindëshat terroristë të Hamasit, të cilët masakruan popullin tone. Turp që nxisni trazira kundër hebrenjve të Neë York-ut. Unë po vij në OKB. Do të tregoj të vërtetën për ushtarët tanë heroikë dhe do të tregoj të vërtetën për ju”, deklaroi Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

Kjo ishte goditja e parë publike e kryeministrit izraelit, i cili përgatitet të udhëtojë të enjten drejt SHBA-së për të folur në Asamblene e Përgjithshme të OKB dhe për të zgjidhur personalisht një përplasje, e cila nisi kur Mamdani po bënte fushatë për kryebashkiak. Asokohe, ai deklaroi se do t’i kërkonte Departamentit të Policisë, të arrestonte Netanyahun si kriminel lufte, nëse ai do të shkelte në Nju Jork. Mamdani iu përgjigj edhe mesazhit të fundit video të Netanyhu-t.

Epo, të gjithë e dimë se ajo që kryeministri ka thënë në atë video nuk është e vërtetë. Ajo që ne njohim si të vërtetë në lidhje me të, është se ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dhe, si kryeministër, ai është arkitekti i një gjenocidi të tmerrshëm ndaj palestinezëve. Vetëm pak ditë më parë, ushtria e tij vrau një djalë 11-vjeçar në atë që konsiderohet zonë e sigurt në Gaza”, u shpreh Zohran Mamdani, kryetar bashkie i Nju Jorkut .

Edhe pse insiston prej muajsh tek ideja e arrestimit të Netanyhut nëse shkon në Nju Jork, Mamdani e ka pranuar së fundi se nuk e ka autoritetin për ta bërë një gjë të tillë.

Top Channel