Netanyahu dhe Mamdani përplasen publikisht, shkëmbejnë akuza para vizitës së kryeministrit izraelit në OKB
Njëmbëdhjetë senatore italiane nga Partia Demokratike (PD), Italia Viva dhe Aleanca e të Gjelbërve dhe e së Majtës (AVS) u paraqitën në Senatin italian me minifunde, në shenjë proteste ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani, lidhur me veshjen e grave.
Protesta u zhvillua në Palazzo Madama, pas polemikave të shkaktuara nga një deklaratë e Tajanit gjatë një debati publik. Lideri i Forza Italia kishte thënë:
“Më mirë të martohesh me një grua me fund më të gjatë, më pak të dukshme, që nuk të tradhton”, kishte thënë lideri i Forza Italia.
Deklarata u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta në Itali, shkruajnë mediat italiane. Përballë kritikave, Tajani kërkoi falje nga Uashingtoni, ku ndodhej për një vizitë institucionale.
“Më vjen keq nëse ka njerëz që janë ndier të ofenduar nga ajo që kam thënë, por unë kurrë nuk kam menduar të ofendoj gratë. Nuk e kam bërë kurrë në jetën time, as në jetën private dhe as në atë publike”, deklaroi ai.
Megjithatë, një grup senatoresh të opozitës vendosi të vazhdojë protestën. Nisma u propozua nga senatorja e Italia Viva, Raffaella Paita.
Në protestë morën pjesë edhe Susanna Camusso, Silvia Fregolent, Cecilia D’Elia, Daniela Sbrollini, Ilaria Cucchi, Valeria Valente, Dafne Musolino, Simona Malpezzi, Cristina Tajani dhe Julia Unterberger.
Me veshjen e tyre, senatoret synuan të kundërshtojnë idenë se mënyra se si vishet një grua mund të lidhet me besnikërinë e saj në një marrëdhënie.
Top Channel